“Lista e Ramës projekton kryetar të ri”, Çollaku: Nëse në listën time del dikush me probleme tërhiqem

schedule21:10 - 12 Mars, 2021

schedule 21:10 - 12 Mars, 2021

Për Kreshnik Çollakun lista e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit është listë e opozutës së nesërm.

Në studion e “Bardh a Zi”, Çollaku kandidat i PD në zgjednhje tha lista e PS projekton një kryetar të ri dhe ngjarje të reja në PS pas 25 prillit.

Nga ana tjetër, Alfred Peza u shpreh se lista e Partisë Demokratike është fotokopje e 2013 dhe 2017.

Duke folur për integritetin e kandidatëve, Çollaku tha se nëse në listën ku ai kandidon del dikush me probleme dhe rekorde kriminale tërhihet menjëherë.

“Në rast se në listën ku unë kandidoj, del një njeri me të tilla probleme, me rekorde kriminale, unë tërhiqem. Dhe jam kandidat i Partisë Demokratike sot! Ky është një standard që duhet mbajtur dhe nga ne dhe nga ju”, ka deklaruar Çollaku.

Pjesë nga biseda:

Kreshnik Çollaku: Në gjykimin tim lista e PS e Ramës është lista e opozitës së nesërme. Është një listë që projekton një kryetar të ri dhe një ngjarje të re në PS. Është listë që është përcaktuar nga kjo koshiencë e brendshme. Është lista e opozitës së re 8 vjeçare të PS. Karakteri i dytë është listë e goditur fort nga presioni ndërkombëtar i ambasadës për të mos pasur përfaqësues të krimit në këtë zgjedhje.

Alfred Peza: Zoti Basha ka si kryefjalë ndryshimin. Ndryshimi politik fillon nga ndryshimi i partive. Lista e PD është fotokopje e 2013 dhe 2017. Nuk është listë e ndryshuar. Nuk ka për të ndryshuar as rezultati i 25 prillit. Është një listë që provokon një gjë interesante në 2013 po me të njëjtët njerëz paraqitet edhe në 2021. Atëherë u ndëshkua dhe tani çfarë pret?

Kreshnik Çollaku: Lista e PD është listë e ndershme në atë që u premtohet shqiptarëve, një qeveri normale, qeverisje e pastër dhe e emancipuar. Të gjithë janë emra me integritet. Janë kandidatë të pacenuar nga marrëdhënia me krimin. Risia është e një Shqipëria normale. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!