Vokshi: Gratë në Shqipëri paguhen më pak, PD ka plan konkret

schedule18:34 - 12 Mars, 2021

schedule 18:34 - 12 Mars, 2021

Për Albana Vokshin pabarazia mes grave dhe burrave është thelluar gjatë viteve të fundit. E ftuar në studion e ABC, me Endri Xhafon, Vokshi tha se gratë në Shqipëri paguhen më pak dhe se me planin e PD ky hendek nuk do të jetë më. Sipas saj gratë më 25 prill do të bëjnë ndryshimin.

“Pabarazia është thelluar akoma më shumë. Numri nuk është përkthyer asnjëherë në politika mbështetëse. Shqipëria është 7 pikë më poshtë se mesatarja e Europës. Pjesa tjetër jemi shumë herë më poshtë. Një vend që aderon të futet në BE. Kjo pabarazi është se gratë janë shumë herë më pak të papaguara. Unë kam dëgjuar edhe në media. Nuk marr pjesën e gazetarëve elitë.

Gratë nuk kanë mundësinë e suksesit në sektorët që paguhen shumë. Gratë shpenzojnë shumë më tepër kohë për familje, kujdesin e fëmijës. Detyrohen të rrinë në shtëpi se duhet të çojnë fëmijët. Pjesa e mësimit të alternuar i detyroi gratë të rrinin në shtëpi me punë të papaguara. Falë dështimit të Edi Ramës dhe qeverisë për ti mbështetur këto gra. Nëse qeveria do t’i paguante, të paktën njërin prind njësoj sikur të ishte në punë atëherë do të ishte lehtësim shumë i madh.

Pavarësisht premtimit që bëri Rama  për mbështetjen e grave tek numrat, asgjë nuk u përkthye në politika mbështetëse për gratë. Niveli i papunësisë së grave jo vetëm në Tiranë shkon 50-70%. Nëse do kishte mbështetur qeveria gratë në sektorët që janë më shumë të paguar, psh në sipërmarrje. Më thoni një sipërmarrëse që është mbështetur?

Një nga shifrat tronditëse të Instat për të cilin nuk është folur shumë është se rreth 80 mijë gra në vitet e fundit kanë tentuar azil ekonomik. Do të thotë se nuk kanë parë asnjë mundësi punësimi. Mendoni çfarë pasoja sjell ky largim masiv i grave. Rama është kryeministri më i dhunshëm që ka qenë ndonjëherë në Shqipëri.

Në datë 25 prill gratë do e largojnë dhe do votojnë për një qeverisje që ka një program që u vendos atyre ajo që u ka munguar, barazia. Që asnjë gruaje dhe vajze të mos i mungojë mundësia për t’u arsimuar. Duke pasur një plan korrekt pune ne do arrijmë atë që është më e rëndësishme të ngushtohet hendeku i pagave. Ne kemi një plan konkret në të gjitha fushat. Gratë nuk do votoj ë më një person që i ka fyer, por do votojnë, jam e sigurt për këtë për të bërë ndryshimin”, deklaroi ajo.

E pyetur për dallimin midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës në raport me sjelljen e tyre ndaj grave, Vokshi tha se nuk kanë të krahasuar.

“Ndryshimi është shumë i qartë. E keni parë ndonjëherë zotin Basha të trajtojë ndonjë grua si Rama. Nuk ka lënë grua.. e mbani mend me Mimoza Hafizin, në bashki…nuk dua të merrem me thashetheme. Ku e ka Vasilika Hysin, Mimi Kodhelin, pse janë jashtë liste, dhe jo fituese. Dallimi mes Ramës dhe Bashës është shumë i madh. Unë Bashën e njoh që kur kemi punuar në Kosovë. Unë e di sa shok, prind, bashkëshort i mirë është Lulzim Basha. Një person që di të vlerësojë familjen me dinjitetin e duhur të gruas dhe vajzave është tregues që me të njëjtën përkujdesje ai do të trajtojë gratë dhe vajzat shqiptare’, tha Vokshi. g.v/abcnews.al