I mbaroi mandati te KQZ, PS i gjen një vend Denar Bibës

schedule17:51 - 12 Mars, 2021

schedule 17:51 - 12 Mars, 2021

Ish-kryetari i KQZ, Denar Biba është zyrtarisht anëtar i Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës.

Projektvendimi i miratuar në Kuvend ditën e hënë me 91 vota pro, 8 kundër dhe 10 abstenim sot është botuar në Fletoren Zyrtare.

Në fund të vitit të kaluar Bibës i përfundoi mandati si zv/ kryetar i institucionit të menaxhimit të zgjedhjeve në Shqipëri pasi u krijua KQZ-ja e re.

Mandati i Bibës si anëtar i Autoritetit të Konkurrencës është 5 vite./ db/ Abcnews.al