“Titulli? Fjalë e ndaluar tek ekipi ynë”, mbrojtësi i Interit ul euforinë

schedule12:58 - 12 Mars, 2021

schedule 12:58 - 12 Mars, 2021

Interi po zhvillon një kampionat super, ka fituar shtatë ndeshjet e fundit dhe kryeson Serie A me gjashtë pikë më shumë se Milani ndjekës.

Moment fantastik për zikaltrit e Contes, ndërsa Alessandro Bastoni ul euforinë në prononcimin e dhënë për La Stampa.

Fjala titull është e ndaluar tek Interi. Juventusi u eliminua nga Champions Leaguedhe tani do të ketë një stimul më shumë në kampionat.

Më kujtohet eliminimi ynë nga Champions League, ishte një goditje e madhe, por aty ndryshoi edhe sezoni ynë.

Interi? Ndihem shumë mirë, këtu është shtëpia ime e dytë dhe nuk do kemi probleme për rinovimin e kontratës.

Interi është skuadra ime e zemrës. Ëndërroj të bëhem kapiten një ditë“, deklaroi mbrojtësi i talentuar italian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!