Detaje të reja mësohen rreth çështjes së magjistratëve Arian dhe Gentjana Muça të cilëve ju vendos të mërkurën mbrëma tritol në automjet. Mësohet se dy kamera sigurie kanë fokusuar momentin e shpërthimit të sasisë së lëndës plasëse në automjetin e bashkëshortëve në qendrën “Kristal”.
Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se si pasojë e shpërthimit, mjeti tip Benz A Class është spostuar pasi ka qenë i fuqishëm, me një sasi prej 150 gr lëndë shpërthyese. Burime nga policia bëjnë të ditur se ka dyshime se sasia e tritolit nuk është vendosur brenda ambienteve të parkimit, kjo e përforcuar edhe nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë.
Arian Muça e kishte parkuar mjetin e tij rreth katër orë nga momentit të shpërthimit. Referuar banorëve të zonës, të cilët kanë dëgjuar shpërthimin, raportohet se ai ka ndodhur rreth orës 19:14.
Më herët gjatë ditës së sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë në mbrojtje prokurorin Muça pas kërkesës që kishte bërë ai vetë. sb/abcnews.al/