Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka sqaruar videon ku ajo shfaqet në një kuzhinë duke gatuar ballokume dhe pasi fut 12 ballokume në furrë, nxjerr 6.
Kryemadhi ka publikuar në story një tjetër video, ku shkruan se kanë qenë dy tepsia të ndryshe që ka futur dhe ka nxjerrë nga furra pasi nuk i zinte tava në pjekje.
“Në Elbasan ka vlerë e vërteta dhe vetëm e vërteta, Ja ku janë tepsiat të cilat na i ndau elbasanllia nikoqire sepse nuk i zinte tava në pjekje. Meqenëse ishit në merak, ja tepsia e dytë”, shkruan Kryemadhi./mv.abcnews.al