Keni blerë perime të freskëta, i keni ruajtur në frigorifer por ato kalben përpara se t’i konsumoni. Është diçka që iu ka ndodhur të gjithëve. Sidoqoftë, ekziston një truk magjik me të cilin mund t’i mbani perimet të freskëta për një javë.
Ajo që ju duhet është vetëm letër kuzhine. Së pari, lajini perimet shumë mirë dhe thajini me letër kuzhine që të mos pikojnë. Pastaj, mbështillini me letër dhe vendosini në frigorifer. Kjo mënyrë do t’ju shpëtojë. /abcnews.al

