Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është takuar me disa të rinj në Lushnje në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit.
Kryemadhi ka ndarë një foto krah tyre ku shkruan se të gjithë e dinë që LSI lufton për të rinjtë dhe angazhimi i saj personal është t’i mbajë ata pranë familjes.
“Entuziazmi në rritje nga votuesit për herë të parë në Lushnje. Të gjithë e dinë se LSI lufton për të rinjtë dhe angazhimi ynë personal nuk është thjesht për karriget në 4 vjeçarin e radhës, por që ta mbajmë rininë në Shqipëri, pranë familjes, me mundësi punësimi, arsimimi dhe zhvillimi, që vendi t’i përkasi atyre’, shkruan Kryemadhi.
“Jemi me yjet e Lushnjes., votues për herë të parë të LRI. Lushnjen do e thyejnë në mes LRI dhe LSI. Ju përshëndesim dhe do shihemi në Dibër se nesër kam prezantimin e kandidatëve në Dibër”, u shpreh Kryemadhi. /mv.abcnews.al