Mesditën e sotme në media qarkulluan disa lajme për një debat të fortë me akuza dhe fyerje për ndarjen e zonave në Korçë mes kreut të degës së PD-së, Andrea Mano dhe ish-deputetit Ervin Salianji, që kandidon për një tjetër mandat në zgjedhjet e 5 prillit.
Por cfarë thonë protagonistët? Andrea Mano i kontaktuar nga Abcnews.al dha versionin e tij të ngjarjes duke mohuar se pasur sherr. Ai tha se ka pasur diskutime normale. “Lajmet nuk janë të vërteta, ka pasur diskutime, por jo debate të forta dhe sherr” tha ai.
Por si e ka pritur dega e PD-së Korçë listën e kandidatëve dhe a është i kënaqur ai me vendin e shtatë? “Nuk kam asnjë koment për këtë” shtoi më tej Mano.
Ervin Salianji, po ashtu i kontaktuar nga Abcnews.al theksoi se diskutimet e sotme kanë qenë si cdo mëngjes kur ndahen detyrat. “Nuk ka pasur debate, unë aktualisht jam me zotin Mano duke vijuar punën” tha Salianji duke dërguar edhe një foto për “qetësuar” demokratët.
Dy net më parë ishte dega e PD-së në Vlorë që u përfshi nga debatet e forta për listën e kandidatëve./ db/Abcnews.al