Problemet me gjurin, Antonio Conte humbet “luftëtarin” e mesfushës

schedule15:06 - 11 Mars, 2021

schedule 15:06 - 11 Mars, 2021

Një lajm jo i mirë për Antonio Conte. Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, pritet t’i nënshtrohet ditën e nesërme një operacioni në gju. Ka qenë vetë klubi milanez që ka konfirmuar lajmin përmes një postimi në faqen zyrtare.

“Nesër Arturo Vidal do t’i nënshtrohet një operacioni në gjurin e tij të majtë për shkak të dhimbjeve në menisk në Rozzano”, shkruhet në deklaratë. Mendohet se koha e rikuperimit të kilianit mund të shkojë deri në 25 ditë, çka do të thotë se ai do të jetë i gatshëm për Conten muajin e ardhshëm.

 

Në fillimin e sezonit, 33-vjeçari ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm dhe pothuajse një titullar stabël në formacionin e Contes. Me kalimin e kohës, Arturo e humbin vendin e titullarit, por megjithatë deri në këtë fazë të sezonit ai numëron 23 ndeshje në Serie A, ku ka shënuar 1 gol e ka asistuar dy herë për shokët e skuadrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!