Para dy ditësh Federata Gjermane e Futbollit konfirmoi largimin e Joachim Loë nga stoli pas përfundimit të kampionatit europian. Menjëherë mediat gjermane filluan aludimin për zëvendësuesin e tij, ku deri më tani janë dy kandidaturat kryesore.
Bëhet fjalë për Jurgen Klopp dhe Hansi Flick. Pikërisht për këtë të fundit ka folur dhe ish-mesfushori i Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger, i cili e përkrah trajnerin e Bayern Munchen si një emër potencial për të marrë drejtimin e “Panzerave”.
Is Hansi Flick the right man to succeed Joachim Löw as Germany head coach? pic.twitter.com/Frop3e3weH
— DW Sports (@dw_sports) March 11, 2021
“Për stolin e kombëtares duhet dikush që di të fitojë tituj. Përse jo Hansi Flick? Ai fitoi gjithçka me Bayernin”, deklaron 36-vjeçari. Kujtojmë që Flick ka qenë ndihmësi i Loë te Gjermania nga viti 2006 deri në 2014, ku fituan dhe Kupën e Botës në Brazil. /abcnews.al