Gara në kompeticionet evropiane vazhdon dhe sot është radha e Europa League. Tetë ndeshje të forta dhe interesante, që përkojnë me duelet e para të raundit të 1/8-ve, teksa skuadra që triumfon në këtë turne do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm.
Supersfida është Manchester United-Milan, një finale e parakohshme. Dy ndër ekipet më të famshme në planet, rikthehen të përballen mes tyre pas plot 11 viteve. Raundi i parë luhet në “Old Trafford” (18:55) dhe ekipet do të tentojnë të hedhin një hap drejt kualifikimit në çerekfinale.
? Round of 16 draw! ?
Best game? ?#UELdraw pic.twitter.com/LlPsMyZjgo
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) February 26, 2021
Roma e Marash Kumbullës do të ndeshet me Shakhtar Donetsk, teksa Dinamo Zagreb e Lirim Kastratit e ka shumë të vështirë. Shorti vuri kampionët e Kroacisë përballë Tottenham, me sfidën e parë që do të luhet në ishull.
Ndërkohë, Peter Olayinka, ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Bylisit, i cili po shkëlqen te Slavia Praha, do të ketë përballë skocezët e Rangers, të cilët drejtohen nga Steven Gerrard. Përballje interesante edhe Olympiacos-Arsenal e Dynamo Kyiv-Villareal. Finalja do të luhet në Gdansk të Polonisë (26 maj). /abcnews.al
Europa League: Duelet e raundit të 1/8
AJAX- YOUNG BOYS (18:55)
DYNAMO KYIV-VILLAREAL (18:55)
MANCHESTER UNITED-MILAN (18:55)
SLAVIA PRAHA-RANGERS (18:55)
ROMA-SHAKHTAR DONETSK (21:00)
OLYMPIACOS-ARSENAL (21:00)
DINAMO ZAGREB-TOTTENHAM (21:00)
GRANADA-MOLDE (21:00)