Macron merr vendimin: Do të festojmë 200-vjetorin e vdekjes së Napoleon Bonapartit

schedule22:29 - 10 Mars, 2021

schedule 22:29 - 10 Mars, 2021

Presidenti francez Emmanuel Macron ka vendosur që më 5 maj do të festojnë 200-vjetorin e vdekjes së Napoleon Bonapartit.

“Perandori është një figurë kryesore në historinë tonë”, njoftoi sot zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal, duke specifikuar se modalitetet e këtyre festimeve do të shpallen më vonë nga Elysée.

Bonaparti vdiq më 5 maj 1821 ndërsa ishte në internim në ishullin Sant’Elena. “Napoleoni është një figurë kryesore në historinë tonë , i cili duhet të shikohet me sy hapur, përfshirë edhe për ata momente që mund të kenë qenë të vështira dhe për” zgjedhje që duken të diskutueshme sot”, shtoi zëdhënësi.

Në Francë, vendimi për të festuar apo jo 200-vjetorin e vdekjes së perandorit ka sjellë debate.

Napoleoni është në të njëjtën kohë një nga personazhet e preferuar të francezëve dhe një figurë e diskutueshme për veprimin e tij gjatë pesëmbëdhjetë viteve në të cilat ai ushtroi pushtetin, midis viteve 1799 dhe 1815. /abcnews.al