I dyti në Kukës, Petrit Malaj: Besa-besë, dy fjalë zemre, nuk do bëj mrekulli

schedule20:14 - 10 Mars, 2021

schedule 20:14 - 10 Mars, 2021

Petrit Malaj do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit nën siglën e Partisë Socialiste, i dyti në listën e qarkut të Kukësit. Me anë të një video-mesazhi, ai iu është drejtuar qytetarëve  duke u kërkuar mbështetjen për t’u bërë pjesë e legjislativit të ri.

Dy fjalë zemre, për të gjithë ju. Do të jetë nder për mua, që nesër të jem zëri juaj. Edhe këtë radhë e konsideroj një mundësi tjetër, një mundësi të artë për t’u bërë i dobishëm për njerëzit e mi, për Tropojën, Hasin, Kukësin, për këtë trevë që meriton më shumë, shumë më shumë.

Unë nuk them se do bëj mrekulli, por do jem veshi juaj, që ju dëgjon, zëri juaj, personi që do marrë përgjegjësi dhe hallin e problemin tuaj do kërkoj ta zgjidhë. Fjala-fjalë dhe besa-besë. Unë ky jam dhe ky do të jem. Ju siguroj se ata që më ftuan të hyj në politikë, do të jenë mbështetësit e mi të fuqishëm, pra ato që do të themi, do t’i bëjmë, kjo do të jetë motoja ime.

Nëse do kem mbështetjen tuaj, mos prisni që unë të vendos partinë në gjithçka, jo, unë besoj tek njerëzit, besoj tek ju” shprehet Petrit Malaj./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!