Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka lëshuar akuza të forta kundër kryeministrit Edi Rama. Drejtuesja e LSI-së ka “skanuar” emrat e socialistëve në listën e kandidatëve për deputetë.
“Edhe në luftën e dytë botërore nuk ka pasur shëndetësia kaq të rrënuar dhe shkatërruar Shqipëri” tha, Kryemadhi, referuar Ogerta Manastirliut që është në listën e Tiranës.
Etilda Gjonaj? “Harroi që dje njish kishim Fatmir Xhafën dhe tani e nxori të 23-tin, Etilda Gjonaj të na tregojnë lidhet me lojërat e fatit”.
Evis Kushit, që është e para në listën e Elbasanit, Kryemadhi i kujtoi marrëveshjen për futjen e gjuhës turke në kurrikulat shqiptare dhe anasjelltas. “Fute të detyrueshëm gjuhën e njeriut që ia lëviz fijet sikur do ai vetë”. Belinda Balluku? “Çfarë lidhje ka me Fushë Krujën?”.
Por, tha më tej, ajo, “golin” më të madh, kreut të PS-së do ja bëjnë socialistët. “Edhe ata pak socialistë që kishte i sekterisi.
“Goli” i 25 prillit nuk është i LSI-së por popullit shqiptar. Socialistët do të bëjnë “golin” më të madh të jetës tënde” përfundoi ajo deklaratën për mediat nga selia e LSI-së./ db/ Abcnews.al