Llapi dhe Drenica zhvilluan një ndeshje shumë të bukur mes tyre. Sfida e luajtur në Podujevë, përfundoi në barazim 3-3. Skuadra mike po kryesonte 1-3 deri në minutën e 83-të, por Llapi realizoi dy gola dhe evitoi humbjen.
Paraqitja e kuqezinjve në minutat e fundit të takimit, e ka tërbuar trajnerin Bledar Devolli. 43-vjeçari nga Gjirokastra, nuk është përmbajtur aspak në prononcimin e dhënë pas ndeshjes.
“Më vjen të futem në dhomat e zhveshjes dhe t’i kap me grushta dhe shkelma futbollistët. Ata falën gjakun dhe mundin që kemi bërë gjatë gjithë javës, por edhe në këtë përballje. Më vjen inat, sepse disa futbollistë akoma nuk e dinë se çfarë force kemi.
Jo cila do skuadër vjen i shënon tre gola këtu. Ne kemi dashur ta mbyllim ndeshjen sa më herët dhe ta vendosnim Llapin poshtë tabelës, pasi e kemi rival direkt për mbijetesë.
Megjithatë, unë jam i kënaqur me disa gjëra, ndërkohë me disa gjëra tjera jo, për të cilat na mbetet të punojmë, të marrim pikë dhe ta sigurojmë ekzistencën“, deklaroi Devolli. /abcnews.al