KQZ u ka kthyer listat e kandidatëve për deputetë thuajse të gjitha partive politike. Në njoftimin e shpërndarë për mediat institucioni që do të menaxhojë zhvillimin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri thekson se listat janë kthyer në mënyrë që partitë të korrigjojnë dokumentacionin. Sot në orën 17:30 KQZ do të zhvillojë mbledhjen për këtë cështje.
Njoftimi nga KQZ
1. ” Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Nisma Thurje për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;
2.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Balli Kombëtar për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;
3.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Bindja Demokratike për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;
4.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Socialiste e Shqipërisë për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;
5.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga koalicioni Aleanca për Ndryshim (PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BLD-PBKD-PBD-PKD”), “PD-AN”, për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;
6.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët”, për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;
7.Projekt vendim “Për miratimin e gazetarëve të televizionit “Fax Media Neës” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 25 prill 2021”;
8.Projekt vendim “Për miratimin e gazetarëve të qendrës “Faktoje” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 prill 2021”;
9. Projekt vendim “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të shoqates “Qëndra për Transparencë” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 prill 2021”;
10. Projekt vendim “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të “Organizatës Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 25 prill 2021”.
Mesnata e datës 8 mars për partitë politike ishte afati i fundit i dorëzimit të listave, ndërkohë që KQZ pas parregullsive që ka konstatuar i ka kthyer në mënyrë që t’i plotësojnë. Një nga shkeljet dje e konstatoi edhe ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume./ db/ Abcnews.al