Ditën e enjte pritet të zhvillohet akti i parë mes Milanit e Manchester United në Europa League, duel ky që do të mbahet në “Old Trafford”. Pak momente më parë është publikuar dhe lista zyrtare e kuqezinjve për këtë përballje, ku bien në sy mungesat e shumta.
Përveç mungesave të sigurta të Zlatan Ibrahimovic, Mario Mandzukic, Ismael Bennacer dhe Hakan Calhanoglu listës i janë shtuar dhe dy lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për Theo Hernandez dhe Ante Rebic, të cilët nuk ia kanë dalë dot të rikuperohen në kohë e të udhëtojnë me ekipin.
? #MUFCACM ?
The squad heading to Old Trafford ?⚫
I rossoneri convocati per la sfida di #UEL#ClashOfDevils #SempreMilan pic.twitter.com/cuqWwGDPmP— AC Milan (@acmilan) March 10, 2021
Edhe pse ishte parashikuar që dyshja mund të ishte në dispozicion të trajneri Pioli për këtë sfidë, ata do të vazhdojnë fazën e rikuperimit për të qenë të gatshmë për duelin me Napolin të dielën. Ndërkohë, Milan do të ketë të gatshëm vetëm dy sulmues për United: Rafael Leao dhe Riccardo Tonin. Ky i fundit është grumbulluar nga ekipi i të rinjve, për shkak të mungesave të shumta që “Djalli”. /abcnews.al