Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zoran Zaev: Ballkani nuk është më një bombë e kurdisur

schedule11:09 - 10 Mars, 2021

schedule 11:09 - 10 Mars, 2021

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ka deklaruar se Ballkani nuk mund të shihet më si një “bombë e kurdisur”, por tashmë sipas tij kemi përballë Ballkanin Europian përmes së cilës po shihet bashkëpunim dhe dialog.

“Jam i bindur se edhe zgjidhjet që ende nuk janë gjetur, përmes dialogut do të arrihen”, është shprehur Zaev, shkruajnë mediat në Kosovë.

Ndërsa është pyetur në lidhje me idenë për Bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, ai u shpreh se e ardhmja e përbashkët e të gjitha vendeve në rajon është BE, ndërsa nuk e konsideroi një ide të mirë.

“Europa ka kufij, është Europa ku njerëzit punojnë, bashkëpunojnë  komunikojnë me njëri-tjetrit. Jam i bindur që këto ide janë ide të individëve”, ka thënë Zaev.

Ndërsa për “Mini-Shengenin” ai ka thënë se është një mundësi ku do të përfitojnë të gjithë dhe se sipas tij do të nxiste bashkëpunimin rajonal.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!