Djali i Krajkës kujton momentet me të atin: Ndryshimet sociale e frenuan në muzikë, ç’më thoshte

schedule09:19 - 10 Mars, 2021

schedule 09:19 - 10 Mars, 2021

Më datën 1 mars, u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare kompozitori i njohur shqiptar Agim Krajka. Ai la pas një trashëgimi të madhe muzikore për të gjithë shqiptarët, e cila përfshinë një periudhë prej tri dekadash.

LEXO EDHE: Shuhet i madhi Agim Krajka

Gjithashtu,  Krajka la pas edhe dy djemtë e tij, të cilët kanë ndjekur rrugën e të atit për muzikën.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, njëri prej djemve, Fatrin Krajka ka folur për të atin, duke ndarë momente të ndryshme me të.

I pyetur nga gazetari Kel Demi, se pse Krajka fitonte vetëm çmime të dyta, ai është përgjigjur plot humor.

“U bë aq qesharake sa që po të fitonte Gimi çmim të parë ishte shumë e madhe. Ai merrte vetëm çmime të dyta deri në fund. Krajka nuk jetonte për çmime”.

Më tej, Fatrini tregoi se Krajkës nuk i mbeti asnjë peng lidhur me muzikën, duke përmendur edhe fjalët që ai i thoshte shpesh.

“Mendoj se ndryshimet sociale edhe në muzikë e frenuan Krajkën të shkruante. Ai e bënte me penë, por Gim Krajka është analog. Mendoj se ndryshimet sociale nuk e bën Krajkën ta gjende veten diku. Ai ishte mësuar me stilin e tij. Këto të rejat thoshte se e ka humbur interesin, ai kishte llojin e vetë.

Krajka është më pak përshkrues, nuk kemi të njëjtat stile. Ai më thoshte: ‘Të tjerët kur të hysh ti në dhomë duhet ta marrin vesh nëse ke kokën bosh apo plot”./abcnews.al