Rama e listoi si Nr.21 në Tiranë, Kodheli beson se do të zgjidhet deputete

schedule14:25 - 9 Mars, 2021

schedule 14:25 - 9 Mars, 2021

Tridhjetë minuta nga përfundimi i afatit zyrtar, kreu i PS, Edi Rama ka firmosur listën me 160 kandidatët për deputetë që dërgoi në KQZ. Ajo që ra në sy në listën e PS ishte fakti që figura të “vjetra” të partisë si Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli janë vendosur shumë poshtë në listë.

Kjo e fundit radhitet e 21-ta në listë, megjithatë shprehet optimiste se qytetarët do ta mbështesin me votë. Në një postim në Facebook, Kodheli shkruan se e ka pranuar sfidën e radhës, të cilën beson se do t’ia dalë me ndihmën e qytetarëve.

POSTIMI I PLOTË

“Kanë kaluar plot 20 vite nga kjo foto dhe nga dita kur u ftova të bëhesha pjesë e politikës transformuese të qytetit tim të lindjes, Tiranës. Pas 2 dekadash, mbrëmë kam pranuar sfidën e rradhës të cilës, jam e bindur që do tia dal me ndihmën dhe mbështetjen tuaj miqtë e mi. 2021 do të jetë një vit i mbarë për të gjithë! #Votops20votomkodheli21”  /abcnews.al/

Kanë kaluar plot 20 vite nga kjo foto dhe nga dita kur u ftova të bëhesha pjesë e politikës transformuese të qytetit tim…

Posted by Mimi Kodheli on Tuesday, March 9, 2021

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!