Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Xavi “gjeni” edhe në stol, legjenda e Barcelonës fiton kampionatin në Katar

schedule15:26 - 9 Mars, 2021

schedule 15:26 - 9 Mars, 2021

Al Sadd vazhdon dominimin në Katar nën drejtimin e Xavi Hernandez. Trajneri spanjoll e ka kthyer në një makineri perfekte grupin e tij të lojtarëve dhe ditën e djeshme arritën të siguronin matematikisht titullin kampion në QNB Stars League.

Al Sadd triumfoi me rezultatin 3-0 në shtëpi kundër Umm Salal dhe tashmë e shikojnë veten 13 pikë përpara vendit të dytë që mbahet nga Al Duhail, kur kanë mbetur dhe katër ndeshje nga përfundimi i kampionatit.

 



Ky është trofeu i gjashtë për ish-mesfushorin e Barcelonës që kur mori drejtimin e klubit që në majin e vitit 2019. Vitin e kaluar ai fitoi Kupën e Katarit, Superkupën, Kupën e Emirit si dhe Kupën e Yjeve. Këtë vit ka triumfuar sërish në Kupë si dhe e bëri sefte në kampionat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!