Është zyrtare, Joachim Low nuk do të jetë trajner i Gjermanisë pas Kampionatit Europian. Lajmin e bën të ditur vetë Federata Gjermane.
Low do të jetë në krye të kombëtares së “Panzerave” deri pas Europianit, që përfundon në muajin korrik dhe më pas Gjermani do duhet të gjejë një tjetër pasues.
Joachim mbyll kështu një epokë historike në krye të Gjermanisë, e cila u kurorëzua me triumfin në Kupën e Botës së vitit 2014. Ai qëndroi plot 15 vitesh në krye të kombëtares së njohur. /abcnews.al