Deputetja e opozitës parlamentare, Edlira Hyseni ka reaguar pasi nuk është përfshirë në listën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo është shprehur e kënaqur me punën që ka bërë për gjatë dy viteve që ka qenë në parlament.
Sakaq, Hyseni thekson se se në këtë rast e humbura nuk është ajo.
“Qe tju them se sjam e merzitur sot… E kenaqur me veten, per punen e marr persiper, te cilen u perpoqa ta bej sa me mire kam ditur dhe kam mundur… E privilegjuar nga mbeshtetja dhe vleresimi emocionues qe me keni dhene ne keto dy vite parlamentare, aq sa me keni bere te flas ne ate foltore qetesisht, sikur te ishim aty bashke..Me fat te kem ne krah nje familje qe krenohet.. Cte shtoj.. ? Me duket sikur e humbura sjam une.. Faleminderit nga zemra!”, ka shkruar deputetja.
Qe tju them se sjam e merzitur sot.. 🙂
E kenaqur me veten, per punen e marr persiper, te cilen u perpoqa ta bej sa me…Posted by Edlira Hyseni on Tuesday, 9 March 2021
Kujtojmë që Hyseni u fut në Kuvend dy vite më parë, pas largimeve të deputetëve të LSI-së dhe djegies së mandateve./abcnews.al