Kukulla ikonë Barbie feston 62-vjetorin e krijimit

schedule08:12 - 9 Mars, 2021

schedule 08:12 - 9 Mars, 2021

Kukulla Barbie mbush 62-vjeçe dhe vazhdon të jetë po aq ikonike sa në fillimet e krijimit të saj. Ajo vijon të frymëzojë vajzat e vogla si në karrierë, ashtu edhe në stil.

Ndërkohë, për këtë përvjetor kompania e lodrave Mattel ka vendosur të prezantojë në festën në Singapor, kukullat e reja që do të jenë një astronaut, një futbollist dhe një spikere lajmesh.

Një ser femrash të suksesshme po ashtu kanë kukulla Barbie me imazhin e tyre në nder të gjashtë dekadave jetë të kukullës më të dashur. Mes tyre janë tenistja Naomi Osaka, aktorja amerikane Jara Shahidi dhe kukulla e parë maore në histori, e modeluar sipas gazetares neo-zelandeze sportive, Melodie Robinson.

Mattel ka bërë shumë ndryshime gjatë viteve, duke prezantuar lloje të ndryshme kukullash, në përmasa të ndryshme trupore dhe ngjyra të ndryshme lëkure.

Më shumë se 1 miliard kukulla Barbie janë shitur që nga debutimi i saj në panairin amerikan të lodrave në Nju Jork, më 9 mars 1959./abcnews.al