Briseida Shehaj: “Formula” e Ramës për listat propagandë, të votëbesuarit duhen në krye

schedule21:25 - 8 Mars, 2021

schedule 21:25 - 8 Mars, 2021

Briseida Shehaj e cila kandidon në listat e LSI për deputete në Kuvendin e Shqipërisë, deklaroi në “Log.” në ABC se kjo është mënyra e duhur për të votëbesuar një kandidat i cili nuk e ka marrë më herët aprovimin e elektoratit për një vend në parlament.

“Formulën” e kreut të qeverisë Edi Rama për të vënë krerët e partisë në fund është propagandë për sa kohë ai e ka mandatin e sigurt dhe mbron kandidatët para vetes.

“Unë nuk pres të jem në hijet e çitjanëve siç presin të gjithë ata atje. Unë nuk mund të isha një njeri që më kishin zgjedhur nëse nuk do isha në listë. Nëse njerëzit nuk besojnë te unë për çfarë shkojnë në parlament. Monika ka 20 vite që votëbesohet nga elektorati.

Unë e kam për herë të parë që testoj votëbesimin. Nëse njerëzit nuk të pëlqejnë pse duhet të jem deputet patjetër. Ata që janë në krye të listës janë të votëbesuar. E hoqi Najadën nga Infektivi. Le të vdesin shqiptarët. Unë kam respekt për Ramën. E kam mbrojtur kur u godit nga Rama. Ajo që thotë Rama është propagandë”, tha Shehaj./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!