Western United u mposht dje nga WS Wanderers në shtëpi dhe në momentin e zëvendësimit, Besart Berisha, u shfaq i tërbuar për një rast që pretendonte se ishte penallti në favor të tij.
Sulmuesi shqiptar, i cili është edhe shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në A-League, nuk u përmbajt kur doli, duke shkuar tek monitori i VAR. Berisha pretendonte për një penallti, për tërheqje të tij.
LOOK AT THIS! LOOK AT THIS!@BesartBerisha7 blowing up deluxe after he’s denied a penalty shout for @westernutdfc ?? pic.twitter.com/AqTI8axhtx
— Fox Football (@FOXFOOTBALL) March 7, 2021
“Ai po më kapte mua dhe po rrëzonte, si është e mundur. Shikojë këtë (i drejtohet monitorit)! Shikoje, shikoje, shikoje! Shikojë si po më kap. Duhet ta shohësh, dallohet qartë. Nuk e kuptoj këtë”, shprehet Berisha, në drejtim të arbitrit të katërt. / abcnews.al