Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy kryebashkiakë në listat e deputetëve? PS publikon emrat pas orës 19:00

schedule15:44 - 8 Mars, 2021

schedule 15:44 - 8 Mars, 2021

Aktualisht në selinë rozë mbledhja e kryesisë do të zhvillohet në orën 19:30 ku pritet që të flasë kryeministri Edi Rama në lidhje me objektivat e 25 prillit, për me vijuar më pas me krerët e qarqeve për secilin kandidat. Në seli janë dorëzuar i gjithë dokumentacioni i duhur nga kandidatët.

Gazetarja Esjona Konomi raporton për ABC se rastet e dy kryebashkiakëve të cilët janë ftuar për të qenë pjesë e listës së deputetëve janë të ndryshme.

Kryebashkiakut të Dibrës, Dionis Ymeraj i është premtuar një vend i sigurtë në listat e kandidatëve për deputet, dhe për këtë ai është shprehur i gatshëm për të dhënë dorëheqjen, dhe pse një vendim i tillë do të mbyllet vetëm nëse emir i tij do të zgjidhet edhe nga kryesia.

Ndërkohë në raport me kryebashkiakun Dritan Leli nuk i është ofruar një vend i sigurtë në listat e Vlorës, por thjesht që të nisë një tjetër hap për rrugën si deputet. Po ai nuk ka pranuar këtë kërkesë apo urdhëresë nga PS-ja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!