Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Rinasit

schedule14:11 - 8 Mars, 2021

schedule 14:11 - 8 Mars, 2021

Në seancën e sotme plenare Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta, për zgjatjen e afatit të koncesionit të Rinasit.

Me 84 vota pro është rrëzuar dekreti për zgjatjen e koncesionit për Rinasin i kthyer në Kuvend nga presidenti disa ditë më parë.

Meta në  argumentet e tij, tha se marrëveshja që zgjat këtë afat është antikushtetues dhe ka nivelin më të lartë të korrupsionit legjislativ.

“Ky ligj dhe marrëveshja shtesë koncesionare ka nivelin më të lartë të anti kushtetueshmërisë, por edhe të korrupsionit legjislativ në qeverinë dhe në kuvendin tonë një partiak. Shtesa arbitrare është kryer në kundërshtim me rregullat.  Kjo kontratë shtesë koncesionare është mbajtur larg syrit të publikut. Në faqen zyrtare të Kuvendit nuk është bërë ende publike. Arsyeja është e thjeshtë fshehja nga sytë e publikut të kësaj procedure krejtësisht antikushtetuese, skandaloze dhe ligjore”, thuhet në argumenetet e Presidentit Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!