Në orën 20:00 të mbrëmjes së kësaj të hënë pritet që të mblidhet kryesia e PD-së ku do të diskutohen dhe emrat e propozuar nga Basha.
Ndërkohë Partia Lëvizje Socialiste për integrim ka publikuar emrat e listës.
Gazetari Jurxhin Mustafaraj bën me dije se kryesia e Partisë Demokratike do të bëjë të mundur që të propozojë të gjithë emrat e kandidatëve për deputet në qarqet kryesore dhe më pas do të mbyllet me votimin e Këshillit Kombëtar.
Ndërkohë sa i përket listës së PD-së pritet që 32 kandidatë janë vetëm nga radhët e demokratëve nga të cilët 19 janë në qarkun e Tiranës, ku një vend të sigurt në këto lista ka Basha, ish kryeministri Berisha.
Ndërkohë gjatë kësaj të hëne është parashikuar që Basha të diskutojë dhe të takojë përfaqësuesit që do të jenë pjesë e listës.
Ndërkohë vetë kryedemokrati do të votojë vetëm në qarkun e Tiranës dhe në asnjë qark tjetër. /abcnews.al