Ministri i jashtëm kinez: Akuzat për gjenocid ndaj ujgurëve absurde dhe qesharake

schedule08:21 - 8 Mars, 2021

schedule 08:21 - 8 Mars, 2021

Ministri i jashtëm i Kinës ka deklaruar se pretendimet se vendi i tij po kryen gjenocid ndaj Ujgurëve etnikë myslimanë janë “qesharake dhe  absurde” dhe “një gënjeshtër “, gjatë konferencës së tij vjetore të shtypit të dielën.

Këto pretendime vijnë pas të dhënave në rritje për abuzime “në kampe të përqendrimit” për ujgurët në provincën Ksinjiang. Kina është akuzuar për kryerjen e sterilizimeve të detyruara ndaj grave Ujgure dhe ndarjen e fëmijëve nga familjet e tyre.

Hetimet e BBC sugjerojnë se Ujgurët po kryejnë punë të detyruar dhe kanë zbuluar akuza për përdhunim dhe torturë  të vazhdueshme.

OKB ka deklaruar se paktën një milion anëtarë të pakicës myslimane po mbahen në kampe, për të cilat Kina thotë se ofrojnë trajnim profesional dhe synojnë çrrënjosjen e ekstremizmit./abcnews.al