Butrinti fitoi sot kundër Labërisë me rezultatin e pastër 2-0, çka gëzoi tifozët sarandiotë. Disa prej tyre kishin vendosur ta shihnin këtë duel mes rivalësh nga tarracat e shtëpive përreth, pasi nuk lejohen në stadium për shkak të masave marra për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Kjo ide nuk ka qenë fort e mirë, pasi tarraca e një objekti ku ata po qëndronin është shembur dhe tifozët kanë rënë poshtë.
https://streamable.com/uor2tk
Ndeshja po transmetohej DIREKT në rrjetet sociale dhe gjithçka është filmuar. Sigurisht ka pasur panik në ato momente, por fatmirësisht nuk ka të lënduar me pasoja të rënda. Tifozët kanë marrë ndihëm e parë mjekësore dhe mësohet se nuk kanë patur dëmtime të rënda./abcnews.al