Drita mundi të fitojë sot ndaj skuadrës së Feronikelit në një ndeshje, e cila u duk se do mbyllet pa gola, por në fund ishte Alidema me një gol shumë të bukur në minutat e fundit, duke i dhënë triumfin e madh skuadrës së tij.
Me këtë fitore skuadra e Nuhiut rikthehet në krye të renditjes, duke parakaluar Ballkanin e Blendi Shkëmbit. Në Maqedoni nuk ishte një ditë e mirë për shqiptarët. Shkupi përfundoi i mundur në betejën me Rabotnicki me shifrat 0-2 dhe humb terren në garën për titullin kampion.
Nga ana tjetër as Shkëndija nuk mundi të fitojë ndeshjen e kësaj javë. Skuadra e Ernest Gjokës u ndal me shifrat 0-0 në betejën mes shqiptarëve ndaj Renonës. Struga shënoi e para me Vardarin, por në fund u barazua dhe e mbylli ndeshjen me shifrat 1-1. /abcnews.al
IPKO Superliga e Kosova – Java 23
Feronikeli-Drita 0-1
Shënues: Alidema 90′
LIGA 1 MAQEDONI E VERIUT – Java 22
Belasica-Akademija Pandev 0-0
Pelister-Borec 0-0
Shkëndija-Renova 0-0
Shkupi-Rabotnicki 0-2
Vardar-Struga Trim & Lum 1-1
Shënues: Ristevsky (pen) 21′