Shqipëria U17, që tani do të drejtohet nga Ervin Bulku, do të grumbullohet për tre ditë në Durrës dhe stafi teknik do të ketë mundësinë të shohë të rinjtë.
Në listën me 26 lojtarë vihet re se shumica prej tyre janë pjesë e kampionatit shqiptar të moshave, edhe për shkak se ata që luajnë jashtë e kanë të vështirë të bashkohen me kuqezinjtë në këtë moment. Në listë bie sy edhe talenti i Chelsea, Elidon O’Boyle.
Trajneri Bulku për herë të parë e grumbullon kombëtaren U17, ndërkohë që ai do të ketë mundësinë t’i shohë futbollistët e rinj në aksion edhe në një test që do të zhvillojnë me Teutën U17, më 10 mars prej orës 11:00. /abcnews.al