Juventusi fitoi 3-1 përballë Lazios sonte në mbrëmje dhe tani ndodhet vetëm një pikë larg Milanin të dytë. Trajneri i kampionëve të Italisë, Andrea Pirlo foli pas ndeshjes për mediat, ku ndër të tjera tha:
“E filluam ndeshjen me një gabim, ia dhuruam golin Lazios. Pavarësisht shumë mungesave, ia dolëm të zhvillojmë një ndeshje të mirë. E kishim përgatitur ndeshjen me Lazion sikur të ishte një finale.
Treguam shumë përkushtim dhe profesionalizëm, tre pikët ishin të rëndësishme. Gjëja që më pëlqeu më shumë ishte reagimi i djemve të mi pas golit që pësuam.
Nuk është kurrë e thjeshtë kur kalon në disavantazh ndaj një ekip si Lazio. Ishte një përballje shumë e rëndësishme për renditjen tonë“, deklaroi Pirlo. /abcnews.al