Ka nisur në Bruksel raundi i radhës i dialogut të nivelit të lartë mes Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë europiane Federika Moderini.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me zonjën Mogerini. Pas takimit të saj edhe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, pritet të takohen të tre, ashtu si edhe në raundet e mëparshme të këtij dialogu. Dialogu që ka si synim normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, është një kërkesë e vazhdueshme e BE, si ndaj Kosovës ashtu edhe ndaj Serbisë, në funksion të integrimit të këtyre dy shteteve, në familjen europiane.
Burimet e Bashkimit Europian janë treguar maksimalisht të kujdesshme këtë rradhë që të mos prononcohen para takimit, por t’ia lenë fjalën dy presidentëve./abcnews.al