Ka shkuar në dy numri i viktimave si pasojë e aksidentit të rëndë në Rrogozhinë. Burime nga policia bëjnë me dije se ka ndërruar jetë në spital pasagjerja që ndodhej në mjetin tjetër të përfshirë në aksident.
“Në vijim të informacionit së dhënë pak më parë, se si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën njëri prej drejtuesve të mjetit ju bëjmë me dije se :
Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital pasagjeria në mjetin tjetër me drejtues B. K”, thuhet në njoftimin e policisë.
Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë. Si pasojë e përplasjes së tre automjeteve humbi jetën në vend njëri prej drejtuesve T. M., rreth 54 vjeç.
Fatkeqësisht bilanci i viktimave të këtij aksidenti është rritur. Aktualisht dy të plagosur ndodhen në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore. g.v/abcnews.al