Foto ilustruese
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë. Burime nga policia bëjnë me dije se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për pasojë ka humbur jetën në vend njëri nga drejtuesit, T. M., rreth 54 vjeç. Ndërkohë, kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
Njoftimi i policisë:
Në Rrogozhinë, janë përfshirë në përplasje 3 mjete. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej drejtuesve shtetasi T. M., rreth 54 vjeç, ndërsa 3 shtetas të tjerë janë dërguar në spital, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
g.v/abcnews.al