Franca shënon rekord të pacientëve të shtruar në kujdesin intensiv.
Ndërsa ka regjistruar 23,507 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit , 439 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 88,274 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Autoritetet franceze bëjnë me dije se situatë në spitale mbetet shqetësuese dhe sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë numri i personave të shtruar në kujdesin intensiv ka arritur në nivele të larta.
Pavarësisht izolimit shkalla e infektimit nuk është arritur të ngadalësohet, shkruajnë mediat e huaja.
Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv (ICU) me Covid-19 u rrit me 47 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3,680 të cilët marrin trajtim të kujdesit intensiv.
Franca i është dashur të dërgojë pacientë të kujdesit intesiv nga spitalet e mbipopulluara në rajone të tjera, ndërsa qeveria ka vendosur gjithashtu një bllokim fundjave, në tre zona bregdetare të goditura rëndë, përfshirë Calais dhe Nice .
/abcnews.al/