Drejtuesi Politik për Elbasanin Gazment Bardhi gjatë një bisede me një invalid, tha se PD ka plan konkret për personat me aftësi ndryshe. “Ky është një nga ato raste që dëshmon të kundërtën e asaj që dëgjojmë prej 8 vitesh nga propaganda e qeverisë.
Ja çfarë ndodh, ua heqin paratë ju dhe ua japin 10 vetëve”, shprehet Bardhi. Ai shton se programi i PD adreson këto problematike dhe parashikon rritjen e mbështetjen për invalidët dhe kujdestarinë.
“Kjo do të ndryshojë pas 25 prillit. Ne nuk do kemi prioritet 10 vetë që marrin gjithë paratë e shtetit, por do kemi prioritet 3 milionë shqiptarët”, pohoi Bardhi.
Bardhi theksoi se paratë janë dhe pyetja se ku do i marrin për të rritur pensionet apo pagesat për njerëzit në nevojë, është shumë e thjeshtë. “Do t’ua marrim atyre 10 vetëve që kanë gjithë buxhetin”.
Drejtuesi politik thotë se me 25 prill ka ardhur koha për të ndryshuar krejt modelin politik. “Pas 4 viteve, ne do të japim llogari, do të përgjigjemi për realizimin e programit. Kush nuk mban premtimet, të mos votohet”, deklaroi Bardhi.