Situata sot në Infektiv: Mes të shtruarve edhe një 26-vjeçare, u përkeqësua pas lindjes së foshnjës

schedule12:11 - 5 Mars, 2021

schedule 12:11 - 5 Mars, 2021

Situata në spitalin Infektiv paraditen e sotme paraqitet më e qetë. Gazetarja Ema Shazivari raporton se numri i ambulancave që mbërrijnë në këtë spital është më i ulët krahasuar me një ditë më parë. Dje në Infektiv u paraqitën 49 urgjenca.

Burime bëjnë me dije se në spitalin Infektiv aktualisht është e shtruar edhe një 26-vjeçare. Siç raporton gazetarja, e reja katër ditë më parë ka sjellë në jetë foshnjën e saj te materniteti “Koço Gliozheni”.

Pas lindjes gjendja e  26-vjeçares është përkeqësuar dhe është shtruar në Infektiv. Mësohet se sot ka pasur një përmirësim të lehtë të gjendjes së saj.

Kujtojnë se raste të tilla ka pasur edhe më herët. Fatkeqësisht janë shënuar edhe fatalitete sa i përket kësaj kategorie. Ndërkaq, mjekët bëjnë apel për moshat e reja që nuk duhen ta neglizhojnë koronavirusin. g.v/abcnews.al