Biden mund të jetë presidenti më transformues në 75 vite

schedule11:25 - 5 Mars, 2021

schedule 11:25 - 5 Mars, 2021

Nga Jeffrey D. Sachs, CNN 

Amerikanët besojnë se mund ti japin fund problemeve  kombëtare dhe se qeveria federale duhet të luajë një rol të madh në fusha që  përfshijnë infrastrukturën, kujdesin shëndetësor, mjedisin, uljen e varfërisë dhe ekonominë.

Kjo mbështetje e gjerë siguron një themel që Joe Biden të bëhet presidenti më transformues që nga Franklin D. Roosevelt.

Biden ka shansin të jetë në krye të  një rikuperimi të gjelbër dhe digjital që do të krijonte miliona vende punë të mbështetura nga teknologjitë më të përparuara të shekullit 21. Megjithatë, për të pasur sukses, Biden do të duhet të hartojë një program për të paguar për një qeveri federale më të zgjeruar.

SHBA-të kanë nevojë për më shumë shpenzime federale për të modernizuar dhe azhurnuar infrastrukturën, në mënyrë që të krijojnë  vende punë më të mira, të mbrojnë mjedisin dhe të shmangin më shumë katastrofa natyrore.

Qeveria federale gjithashtu duhet të gjallërojë arsimin  K-12, pasi Amerika ndodhet shumë prapa një numri vendesh të tjera për sa i përket matematikës dhe shkencës.

Qeveria federale duhet të investojë në teknologji të reja të tilla si bateri të përparuara për automjete elektrike, 5G për shërbime digjitale dhe fotovoltaikë moderne për energji të pastër. Dhe të mos harrojmë, qeveria federale duhet të mbështesë dhjetëra miliona familje që nuk mund përballojë shpenzimet e kujdesi shëndetësor, kujdesin për fëmijët dhe shpenzimet e shkollimit.

Amerika i ka lënë menjëanë  këto investime publike për dekada, që kur Presidenti Ronald Reagan nisi epokën e uljes së taksave. Por këto investime nuk mund të shtyhen më.

Rruga drejt Rimëkëmbjes

Rruga drejt Rimëkëmbjes ka për qëllim të ndihmojë njerëzit  të kuptojnë një krizë ekonomike që është ndërtuar për dekada dhe rolin që qeveria federale duhet të luajë në zgjidhjen e saj.

Këto nevoja shtesë do të kushtojnë rreth 1 trilion dollarë në vit në shpenzimet e buxhetit – që arrin në 5% të të gjithë ekonomisë amerikane (ose PBB) çdo vit. Për fat të mirë, ka disa shkurtime të buxhetit. SHBA mund të shkurtojë në mënyrë të sigurt buxhetin ushtarak me 200 miliardë dollarë, ose rreth 1% të PBB-së, duke mbyllur qindra baza të vjetra ushtarake jashtë vendit dhe duke shmangur një garë të re armësh në armët bërthamore.

Në mënyrë të pabesueshme, si një trashëgimi e Luftës së Dytë Botërore, e cila përfundoi 76 vite më parë, SHBA ka ende një numër të madh të bazave ushtarake në të gjithë botën.

Në vitin 2015, u vlerësua të kishte 800 baza ushtarake në më shumë se 70 vende. Qeveria gjithashtu mund të kursejë të paktën 200 miliardë dollarë në vit në shpenzimet e kujdesit shëndetësor.

Është qesharake që Uashingtoni nuk arrin të negociojë çmimet e barnave me kompanitë farmaceutike. Në çdo vend tjetër me të ardhura të larta, kostot e kujdesit shëndetësor përcaktohen ose të paktën negociohen nga qeveria.

Në SHBA, ato vendosen nga monopolistët, të mbrojtura nga patentat ose nga pjesët e mëdha të tregjeve të kujdesit shëndetësor. Me ato shkurtime në shpenzimet ushtarake dhe shëndetësore, kostoja e mbetur e zgjerimit të qeverisë arrin në 600 miliardë dollarë, ose 3% të PBB-së në vit.

Kjo është një shumë e menaxhueshme.

Megjithatë, për disa vëzhgues, një zgjerim i tillë i shpenzimeve qeveritare duhet përjashtuar. Hera e fundit që ndodhi gjatë kohës së paqes ishte në epokën e New Deal dhe pasojat e saj, e cila shtrihej nga 1933 (fillimi i presidencës së FDR) në 1968 (fundi i presidencës së Lyndon Johnson).

Gjatë asaj periudhe, publiku mbështeti  rolin e zgjeruar të qeverisë federale dhe Partisë Demokratike që e drejtoi atë. Demokratët ishin në krye të Shtëpisë së Bardhë për 27 nga 35 vite.

Epoka e New Deal nuk përfundoi sepse populli kundërshtoi shpenzimet federale, por  përfundoi kur miliona votues të klasës punëtore të bardhë braktisën Partinë Demokratike për shkak të qëndrimit të partisë për të drejtat civile në vitet 1960.

Me mbështetjen federale për përmirësimin e arsimit, trajnime ne  punë, infrastrukturë digjitale dhe teknologji të tjera të përparuara, produktiviteti i punës, konkurrenca ndërkombëtare dhe standardet e jetesës mund të rriten.

Sipas sondazheve nga Pew Research Center, nevojiten shpenzime të reja federale për të modernizuar  ekonominë.

Këtu është mundësia e Amerikës.  Vendi duhet të zgjerojë rolin e qeverisë federale dhe të ardhurat shtesë nga taksat për të mbështetur atë rritje.

Pak më shumë aritmetikë mund të na ndihmojë vendin të vendosë  një objektiv për rritjen e taksave.

Sipas Zyrës së Buxhetit të Kongresit (CBO), deficiti buxhetor në vitet e ardhshme pritet të jetë rreth 4% të PBB-së. Nëse mund ta shkurtojmë atë me një të katërtën, duke e zvogëluar atë në 3% të PBB-së, Amerika  mund të parandalojë që borxhi të mos rritet më shumë.

Mbajtja e borxhit të qëndrueshëm dhe gjithashtu pagesa për ato 600 miliardë dollarë në shpenzime të reja do të kërkojë taksa më të larta, që arrijnë në 4% të PBB – 1% për të ulur deficitin dhe 3% për të financuar shpenzimet shtesë.

Një rritje e tillë e taksave nuk duhet të jetë shumë e vështirë për t’u arrirë në funksion të fitimeve masive të korporatave dhe individëve më të pasur të Amerikës. Gjatë 50 viteve të fundit, taksat e korporatave janë ulur në mënyrë dramatike – nga gati 4% e PBB-së në pak më shumë se 1% sot.

Duke përmbysur një pjesë të atyre shkurtimeve të korporatave,  vendi duhet të mbledhë një shtesë prej 400 miliardë dollarësh. Për 2% të PBB-së, Amerika mund t’i drejtohet kryesisht amerikanëve më të pasur. Senatorët Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren me të drejtë po bëjnë thirrje për një taksë mbi personat më të pasur duke filluar nga 50 milion dollarë e më lart.

Do të mblidhte rreth 3 trilion dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme. Taksa do të prekte vetëm 0,1% të  familjeve më të pasur. Ka shumë mundësi të tjera tatimore për të mbledhur fondet e mbetura.

Këto përfshihet një taksë e re mbi ndotjen e CO2 që duhet të paguhet nga një shtesë e taksës së të ardhurave në Big Oil; një rritje në kufirin e lartë të pagës për kontributet e pagave në Sigurimet Shoqërore; një rritje në grupin më të lartë të tatimeve mbi të ardhurat personale; dhe një taksë transaksioni financiar në blerjet dhe shitjet në tregun e aksioneve. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!