Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi sot, raportin për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Gazetarja Erisa Zykaj në një lidhje nga Brukseli në Radarin Informativ me Jonida Shehun dhe detaje.
Sipas gazetares rezoluta e sotme ka konfirmuar qëndrimin e Parlamentin Europian se Shqipëria ende nuk plotëson kushtet për hapjen e negociatave.
Zykaj shpjegon më tej se nuk ka një qëndrim të unifikuar midis institucioneve të BE sa i takon çështjes së Shqipërisë.
“Ke kapur pikën më të ndjeshme. Nuk e pengon asgjë një deputet europian për të thënë të vërtetën shkoqur, të faktuar për të ngritur amendamente dhe për t’i mbrojtur fort se është i mirëinfoemuar nga terreni. Ndryshe ndodh me Komisionin Europian, që ka treguar se i jep një besim të tepërt qeverisë shqiptare. Ka treguar se nuk bën përpjekje për të marrë informacione nga grupime të tjera dhe kjo ka krijuar pikërisht atë diferencën shumë të madhe midis informacionit që ka PE dhe Komisioni Europian nga ana tjetër. Është ai procesi që ne e quajmë copy paste dhe e kanë cilësuar opozitën si pjesë të problemit dhe nuk ka qenë kështu”, tha Zykaj.
Pjesë nga biseda:
Ka shtuar kushte rezoluta e sotme?
Rezoluta e sotme ka konfirmuar qëndrimin e PE që është i njëjtë me atë të shteteve anëtare që Shqipëria ende nuk plotëson kushtet për hapjen e negociatave. Vlerësimi që kemi nga komisioni i jashtëm është se kushti i parë reforma zgjedhore nuk është plotësuar. Shitblerja e votën dhe hetimi është një nga kushtet që ka vendosur Këshilli i BE në mars të vitit 2020.
Çfarë hetimi kanë parasysh, përse nuk i kanë konsideruar dosjet e Dibrës apo të tjera? Çfarë duhet të bëjë drejtësia shqiptare?
Kam pasur komunikim me të gjitha grupimet. Ai që e ka mbrojtur fort është grupimi i partive popullore. Në PE konsiderohet që përgjegjësit e vërtetë të vjedhjes së votës nuk janë ndëshkuar. Dosjet e përgjegjësve nuk janë tradhtuar ende. Ka disa raste që ka të bëjë me aktorë të vegjël, që janë komisionerë. Asnjë përgjegjës kryesor që kanë qenë zyrtarë të lartë nuk janë ndëshkuar. David Lega e tha kur foli për nevojën që SPAK duhet të ndëshkojë zyrtarë të lartë. Pa hequr presionin nga qeveria do të ishte e pamundur të trajtoheshin rastet.
Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë duhet të jetë e plotësuar dhe më pas kushtet e tjera, janë 6 kushte?
Edhe këtu Komisioni i Jashtëm thotë se nuk e ka përmbushur këtë kushte. Gjykata Kushtetuese mund të quhet funksionale por theksohet se duhet të ketë përpjekje të mëtejshme që të jetë krejtësisht funksionale. E njëjta gjë edhe për gjykatën e lartë. Kushti i tretë ka të bëjë me SPAK dhe BKH. E kemi pasur të qartë se dakord ne përshëndesim atë që janë ngritur, por SPAK duhet të godasë korrupsionin e nivelit të lartë.
Të gjithë këto kushte duan një kohë të gjatë dhe duket se ky procesi i hapjes së negociatave do të zgjasë të paktën një katër vjeçar. Do të jetë e largët rruga për në BE?
Bëhet fjalë për të mundur të hapen negociatat e anëtarësim. Nuk ka as vullnet politik. U prish konsensusi mes partive për Kodin Zgjedhor. Ky ishte një sinjal i fortë. Gjykatat nuk janë plotësuar, por këto janë të realizueshme.
Ka një qëndrim të unifikuar midis institucioneve të Bashkimit Europian, vendimeve apo detajet e rezolutës së sotme nga Komisioni i Punëve të jashtme apo Këshillit të Europës në vlerësimet që japin apo ndonjëherë njëri flet për progresin dhe institucioni tjetër shkon më në rreshta dhe flet qartë?
Ke kapur pikën më të ndjeshme. Nuk e pengon asgjë një deputet europian për të thënë të vërtetën shkoqur, të faktuar për të ngritur amendamente dhe për ti mbrojtur fort se është i mirëinfoemuar nga terreni. Ndryshe ndodh me Komisionin Europian, që ka treguar se i jep një besim të tepërt qeverisë shqiptare. Ka treguar se nuk bën përpjekje për të marrë informacione nga grupime të tjera dhe kjo ka krijuar pikërisht atë diferencën shumë të madhe midis informacionit që ka PE dhe Komisioni Europian nga ana tjetër. Është ai procesi që ne e quajmë copy paste dhe e kanë cilësuar opozitën si pjesë të problemit dhe nuk ka qenë kështu. g.v/abcnews.al