Të gjithë duam të konsumojmë ushqim të mirë dhe të shëndetshëm, por jo të gjithë kanë kohë dhe mundësi për të shkuar çdo ditë në dyqan. Kjo është arsyeja pse lind nevoja që ne të gjejmë mënyra alternative për ta mbajtur ushqimin tonë të freskët sa më gjatë të jetë e mundur.
Abcneës.al më poshtë do ju tregojë disa truke që do ju hynë në punë.
1. Ngrirja e qumështit
Nëse keni blerë shumë qumësht, mund të prishet nëse e lini në frigorifer. Por nëse e vendosni në ngrirje, mund të qëndrojë i freskët për disa javë. Ajo që duhet të bëni, është të derdhni pak qumësht nga bidoni sepse në ngrirje, vëllimi do të rritet.
2. Ngrini vezët te kutia e kubave të akullit
Nëse e dini që nuk jeni në gjendje të përdorni të gjitha vezët ndërsa janë të freskëta, ato mund t’i ngrini. Thjesht thyejini dhe hidhini në kutinë e kubave të akullit, duke shtuar pak kripë ose sheqer në mënyrë të struktura e tyre të mos prishet. Pastaj përdorini sipas nevojës.
3. Mbajtja e salcës ne qese, në frigorifer
Salca mund të futet gjithashtu në ngrirje. Futeni atë në qese dhe lërini në ngrirje. Mund t’i përdorni kur keni nevojë, por sigurohuni që t’i nxirrni një ore para gatimit.
4. Gjethet e maruleve të mbështjella me letra duarsh që të qëndrojnë të freskëta më gjatë
Marulet do të mbeten të freskëta një javë më shumë nëse i mbështillni me letër duarsh. Lagështia e tepërt do të kalojë në letra duke e lënë gjethen e thatë.
5. Mollët mund të ruhen në frigorifer për disa muaj
Mollët qëndrojnë zakonisht të freskëta më shumë sesa frutat e tjera. Por a e dini se ata e ruajnë shijen e tyre më shumë nëse i mbani në frigorifer? E vetmja gjë që duhet të mbani parasysh është të mos i lini ngjitur me njëra-tjetrën.
6. Ruani karotat në një kuti me rërë për t’i mbajtur të freskëta
Kopshtarët rekomandojnë ruajtjen e karotave në rërë, gjë që nuk është aspak e habitshme: rëra ul avullimin e ujit dhe ngadalëson kalbjen.
7. Parandaloni prishjen e gjizës dhe salcës duke i kthyer ato përmbys
Gjiza dhe salca e freskët mbeten të freskëta dy herë më shumë nëse i vendosni në frigorifer përmbys. Kjo mënyrë krijon një vakum brenda që parandalon rritjen e baktereve.
8. Qepët e njoma qëndrojnë të freskëta nëse i vendosni në një gotë me ujë
Qepët e njoma mund ta ruajnë freskinë e tyre më gjatë nëse i mbani një nja gotë të mbushur me ujë. Jo vetëm kaq, por për shkak të ushqyerjes me ujë ato edhe do të rriten.
9. Zarzavatet e freskëta qëndrojnë më mirë në kavanoza qelqi
Kavanozat e qelqit janë enët më të mira për bimët e freskëta. Qepra, hudhra, majdanozi do të mbajnë aromën e tyre nëse ruhen në kavanoza. Zarzavatet nuk do të prishen, thahen apo humbin aromën e tyre.
10. Që mjalti të mos oksidohet, ruajeni në kavanoza qelqi
Mjalti mund të ruajë vetitë e tij të dobishme për vite me radhë, por është e rëndësishme ta ruani në mënyrë korrekte. Enë më e mirë për të është një kavanoz qelqi i errët me një kapak të ngushtë. Një mjedis i papërshtatshëm do ta oksidojë mjaltin./e.b-abcnews.al