Biden kundër guvernatorëve të Teksasit dhe Misisipit: Gabim, maska bëri ndryshimin

schedule22:31 - 3 Mars, 2021

schedule 22:31 - 3 Mars, 2021

Presidenti i SHBA Joe Biden kundërshtoi heqjen e përdorimit të detyrueshëm të maskës, siç u vendos nga guvernatorët e Teksasit dhe Misisipit. I pyetur nëse kishte një mesazh për guvernatorët, Biden u tha gazetarëve “Unë mendoj se është një gabim i madh. Shpresoj se të gjithë e kanë kuptuar deri më tani, këto maska ​​bënë ndryshimin“.

Ndërsa pranoi se disponueshmëria në rritje e vaksinave e bën më të lehtë përmbajtjen e pandemisë, presidenti amerikan tha se ishte gjithashtu thelbësore që të gjithë të qëndrojnë vigjilentë, të mbajnë maska, të lajnë duart dhe të mbajnë distancën.

Rastet në Shtetet e Bashkuara arrijnë rreth 50,000 çdo ditë, megjithëse më shumë se 100 milionë doza të vaksinës janë shpërndarë tashmë.

“Është e rëndësishme, thelbësore, të dëgjosh shkencën: lani duart tuaja, me ujë të nxehtë, shpesh. Vendos një maskë dhe mbaj distancën” vazhdoi ai.

Të martën, Guvernatori i Teksasit Greg Abbott hoqi përdorimin e detyrueshëm të maskës dhe tha se shumica e bizneseve mund të funksiononin normalisht nga java e ardhshme. I njëjti vendim u mor më vonë nga Guvernatori i Misisipit, Tate Reeves./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!