Shkencëtarët kanë zbuluar tre lloje peshkaqenësh që mund të shkëlqejnë në errësirë, mes të cilëve peshkaqeni kitefin i cili rritet deri në 180 centimetra. Tre speciet u zbuluan në brigjet lindore të Zelandës së Re. Peshkaqenët mund të shkëlqejnë për shkak të një fenomeni të njohur si bioluminishencë, ku një organizëm i gjallë mund të prodhojë dhe lëshojë dritë përmes një reaksioni kimik.
Këta peshkaqenë jetojnë në zonën mesopelagjike ose “muzg” të oqeanit, me një thellësi midis 200 dhe 1000 metra, përtej së cilës drita e diellit nuk depërton. Studiuesit nga Belgjika dhe Zelanda e Re sugjerojnë se për shkak të jetesës në një rajon pa dritë, ata përdorin trupin për t’i ndihmuar të fshihen nga grabitqarët ose kërcënime të tjera.
“Duke marrë parasysh shtrirjen e detit të thellë dhe shfaqjen e organizmave të ndritshëm në këtë zonë, tani është gjithnjë e më e qartë se prodhimi i dritës në thellësi duhet të luajë një rol të rëndësishëm duke strukturuar ekosistemin më të madh në planetin tonë”, shprehen studiuesit. /abcnews.al