Kryemadhi për Landfillin: Ahmetaj u shmang, Koka këmbënguli, së shpejti denoncime të tjera

schedule14:16 - 3 Mars, 2021

schedule 14:16 - 3 Mars, 2021

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim këtë të mërkurë ka denoncuar korrupsionin e qeverisë në lidhje me koncesionet për incineratorët.

Kryemadhi  në deklaratën e saj për mediat ka shpjeguar shpjegoi sesi institucionet sipas saj ngurronin për të dhënë “OK” për ndërtimin e incineratorit të Tiranës.

Sipas saj Arben Ahmetaj është shmangur, ndërsa këmbëngulja është bërë nga ana e Lefter Kokës.

Përsëri z. Ahmetaj i kthen përgjigje me këtë shkresë, ku ju lutem ndalojmë pak këtu! Është treguar pak xhentil, për hir të së vërtetës, nuk i ka treguar që keni gënjyer dhe falsifikuar në relacionin e mbledhjes së qeverisë, por thotë: Vetë procedura koncesionare nëse do të ketë një ofertues fitues, pra jeni shprehur ju në projekt-aktin e mbledhjes së qeverisë, këto janë me dokumente, janë të faktuara dhe këtu nuk është asgjë e montuar. Kjo është çdo gjë e sqaruar dhe e faktuar me vulë e me firmë.

LEXO EDHE: Krymadhi publikon denoncimin e paralajmëruar: Aferën do e dërgoj në SPAK

Projekt-aktit të paragrafit të fundit të pikës 9 jeni shprehur se vetë procedura koncesionare, nëse do trë ketë një ofertues – fitues dhe një kontratë të lidhur, nuk do të ketë efekte shtesë në buxhetin e shtetit, pasi kemi të bëjmë me një investim privat, madje buxhetit të shtetit do ti shtohet edhe vlera koncesionare. Pra, do të thotë që ky jo vetëm që s’do të merrte para nga shteti, por do ti jepte para shtetit shqiptar. Përsa më sipër do të kërkonin argumente dhe sqarim përkatëse lidhur me këtë kontradiktë të konstatuar. Pra, fjala kontradiktë, shqip dhe troç do të ishte, me këtë mashtrim të konstatuar.

Pra, këto që thamë deri tani janë arsyet ligjore dhe financiare se përse ky projekt nuk duhet të zhvillohej dhe vërteton që është qartas një aferë korruptive, me një skemë mafioze. Përsëri z. Lefter Koka vazhdon me një vullnet të paparë për të dërguar letër më datë 1 shkurt të 2017-s Ministrisë së Financave për miratimin financiar të këtij studimi fizibiliteti, ku të mos harrojmë që kërkon pjesën e pagesës për mbetjet dhe tashmë e ndërron, kalon që do ta paguajnë bashkitë e qarkut të Tiranës, pra nuk kërkon më nga buxheti i shtetit”, është shprehur Kryemadhi.

Ndërkohë ajo ka paralajmëruar se në të ardhmen dhe në ditët në vijim do të vijojnë denoncimet në lidhje me këto skandale dhe më të rënda se ky. /abcnews.al