25-vjeçarja harron të heqë maskën kur fotografohet për patentën e shoferit

schedule22:35 - 2 Mars, 2021

schedule 22:35 - 2 Mars, 2021

Prej fillimit të pandemisë, maskat janë bërë pjesë e pandarë e jetës sonë. Madje nuk janë të paktat rastet kur jemi bërë edhe qesharëkë në situata të ndryshme.

Më e fundit i ka ndodhur një 25-vjeçare në California. Lesley Pilgrim kishte nevojë për një fotografi të re për patentën e shoferit. Ajo shkoi në zyrën e ID e mbuluar në mënyrë të përshtatshme për t’u mbrojtur nga virusi, por harroi të hiqte maskën teksa u fotografua.

Fotografi e vuri re dhe i kërkoi asaj ta hiqte para se të bënte një foto të dytë. Vetëm një javë më vonë, kur dokumenti i ri mbërriti, Lesley kuptoi se ata kishin shtypur foton e parë.

Lesley tha: “Në fillim, thjesht e shikoja. U desh pak kohë për tu përpunuar. Pastaj fillova të mendoj, oh zot, si studente e drejtësisë kjo nuk mund të jetë e ligjshme. Nëse unë ia jap këtë një oficeri policie ai do të mendojë se është e rremë dhe unë do të kem telashe”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!