Një nga fotografitë që bëri bujë në rrjetet sociale gjatë zhvillimit të takimit në SHBA, ku edhe u nënshkrua marrëveshja Kosovë-Serbi ishte ajo mes Avdullah Hotit e Skënder Hysenit.
Hyseni në këtë fotografi shihej duke i thënë diçka në vesh kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit. Ai tregoi sonte se çfarë i tha në vesh. “I thashë ta ftojë presidentin Trump ta vizitojë Kosovën” rrëfeu ai.