Helmimi dhe arrestimi i Navalny-it, administrata Biden vendos sanksione ndaj Rusisë

schedule17:50 - 2 Mars, 2021

schedule 17:50 - 2 Mars, 2021

Administrata e Joe Biden njoftoi të martën sanksione ndëshkuese ndaj figurave të larta të qeverisë ruse mbi helmimin e liderit të opozitës Alexei Navalny dhe përsëriti kërkesën që Navalny të lirohet nga paraburgimi.

Sanksionet bllokojnë aksesin në pasuri financiare ose të tjera në Shtetet e Bashkuara për shtatë figurat kryesore rreth presidentit rus Vladimir Putin.

Sanksionet janë kryesisht simbolike, por përfaqësojnë veprimin e parë të administratës së Biden kundër Rusisë.

Zyrtarët amerikanë që përshkruan masat thanë se ato janë një sinjal që administrata e re do ta trajtojë Rusinë ndryshe nga sa bëri administrata Trump.

Administrata e Biden gjithashtu njoftoi kufizime të reja eksporti për sendet që mund të përdoren për prodhimin e armëve kimike dhe një zgjerim të sanksioneve ekzistuese sipas një ligji që kontrollon përdorimin e armëve të tilla.

Zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti për sanksionet para se të imponoheshin, nuk treguan emrat e atyre që ishin në shënjestër, raporton The Washington Post, përcjell abcnews.al

Emrat pritet të bëhen publikë më vonë gjatë së martës. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!